Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani uron Italinë për Ditën e Republikës: Le të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë

nga Venera Grabanica2 qershor 2024
Osmani uron Italinë për Ditën e Republikës: Le të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Italinë me rastin e Ditës së Republikës.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Osmani uroi presidentin, miqtë dhe aleatët në Itali.

Ndër tjerash, ajo bëri thirrje për vazhdim forcimi të partneritetit mes dy shteteve.

“Gëzuar Ditën e Republikës Presidentit Mattarella, kryeministres Meloni dhe miqve dhe aleatëve tanë në Itali! Le të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë të gjatë, avancuar në vlerat tona të përbashkëta evropiane”, shkroi Osmani në X.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →