Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani uron Krishtlindjet: Të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë

nga Venera Grabanica24 dhjetor 2022
Osmani uron Krishtlindjet: Të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve.
Sipas Osmanit, kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës.
“Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t`i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja! Të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë! Për shumë mote, Gëzuar!”, është shprehur Osmani.
Ndryshe, sonte në orën 24:00 do të mbahet mesha solemne e Krishtlindjes, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →