Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani uron muajin e shenjtë të Ramazanit

nga Venera Grabanica28 shkurt 2025
Osmani uron muajin e shenjtë të Ramazanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Osmani ka thënë se ky muaj duhet të shërbejë si një moment bashkimi dhe kujdesi për më të afërmit dhe për ata që kanë më shumë nevojë.

”Muaji i shenjtë i Ramazanit bartë në  vete vlera të thella të përkushtimit, durimit dhe mëshirës. Ky është një muaj reflektimi, sakrifice dhe solidariteti, ku përmes agjërimit dhe lutjeve forcohet lidhja me besimin dhe me njëri-tjetrin. Ju uroj një Ramazan të begatë e të mbushur me paqe, harmoni dhe dashuri. Le të shërbejë ky muaj si një moment bashkimi dhe kujdesi për më të afërmit dhe për ata që kanë më shumë nevojë. Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, ka shkruar Osmani./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →