Osmani uron NATO-n për 76 vjetorin: Anëtarësimi – një udhëtim për paqe dhe siguri afatgjatë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar NATO-n për 76 vjetorin e krijimit të Aleancës, duke theksuar rëndësinë e saj për paqen dhe sigurinë globale.
Në postimin e saj, Osmani theksoi se NATO ka qenë një faktor kyç në shpëtimin e miliona jetëve në Kosovë, 26 vjet më parë, dhe se vazhdon të mbetet shtylla kurrizore e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.
“Sot, nderojmë një Aleancë që është ndërtuar jo vetëm mbi fuqi, por mbi një qëllim — besimi i përbashkët se liria, dinjiteti dhe paqja janë vlera që meritojnë të mbrohen. Njëzet e gjashtë vjet më parë, NATO ndihmoi në shpëtimin e miliona jetësh në Kosovë. Ajo vazhdon të mbetet shtylla kurrizore e paqes dhe sigurisë — në rajonin tonë, në gjithë Evropën dhe në mbarë botën.”, ka shkruar Osmani në “X”.











