Osmani uron pavarësinë e ShBA-së, bën thirrje që të forcohet partneriteti me Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e Ditës së Pavarësisë. Osmani ka bërë thirrje që të forcohet partneriteti i SHBA-së me Kosovën.
“Gëzuar 4 korrikun për Biden dhe miqtë dhe aleatët tanë amerikanë! Sot, ne bashkohemi me ju për të festuar kombin tuaj të madh dhe idealet dhe vlerat për të cilat rreh zemra e çdo amerikani dhe çdo kosovari. Le të vazhdojë të forcohet partneriteti ynë i palëkundur!, ka shkruar ajo në Twitter.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot shënojnë përvjetorin e 247-të të pavarësisë.
Dita e Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara përkujton kalimin e Deklaratës së Pavarësisë nga Kongresi Kontinental më 4 korrik 1776.
Më 2 korrik 1776, Kongresi Kontinental votoi në favor të pavarësisë dhe dy ditë më vonë delegatët nga 13 kolonitë miratuan Deklaratën e Pavarësisë, një dokument historik i hartuar nga Thomas Jefferson.
SHBA-ja në vete mban 50 shtete të Amerikës Qendrore, duke bërë kështu një shtet me ekonominë dhe ushtrinë më të fortë në botë./21Media











