🇽🇰 Kosova
Osmani uron presidentin e ri të Finlandës Alexander Stubb
nga Venera Grabanica11 shkurt 2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e ri të Finlandës, Alexander Stubb.
Në urimin e Osmanit, ndër tjera shkruhet se ajo pret me padurim që të bashkëpunojnë së bashku me Stubb.
“Pres me padurim të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi lidhjet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë”, ka shkruar Osmani në platformën X./21Media











