Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Osmani vazhdon takimet e tjera me Macron e Erdogan

nga Venera Grabanica17 maj 2025
​Osmani vazhdon takimet e tjera me Macron e Erdogan

E para e shtetit tonë ka vazhduar takimet me homologët e saj në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Vjosa Osmani në platformën X ka raportuar mbi takimet e sotme me presidentin francez dhe atë turk.

“Një mundësi e vlefshme për të diskutuar me presidentin Emmanuel Macron në Tiranë për partneritetin Kosovë-Francë dhe vizionin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës,”.

“Gjithmonë kam kënaqësi të takohem me presidentin Recep Tayyip Erdogan, mik i patundur i Kosovës. E falënderova për mbështetjen e palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe punën krah për krah me ne për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.”

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian është mbajtur për herë të parë në Tiranë, me pjesëmarrjen e dyzet e shtatë liderëve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →