Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Zërat e të mbijetuarve të dhunës seksuale tejkalojnë kufijtë tanë

nga Gentrita Xhemajli19 qershor 2025
Osmani: Zërat e të mbijetuarve të dhunës seksuale tejkalojnë kufijtë tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, qëndron përkrah të mbijetuarve, të cilët sipas saj, u bënë simbol i forcës përballë krimeve çnjerëzore të regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka deklaruar se në Kosovë, guximi i tyre trason rrugën për te drejtësia dhe drejt një bote ku dhuna seksuale nuk përdoret më si armë lufte.

“Zërat e tyre tejkalojnë kufijtë tanë dhe e kthejnë dhimbjen në forcë dhe frymëzim për ndryshim global. Ne ecim përkrah tyre, me krenari dhe përkushtim”, ka thënë Osmani.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →