Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Zgjedhjet në veri janë të mundshme në përputhje me ligjin

nga Kaltrina Berila6 qershor 2023
Osmani: Zgjedhjet në veri janë të mundshme në përputhje me ligjin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë takimi me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se zgjedhjet e reja në veri janë të mundshme.

“Theksova se mosndëshkimi për grupet dhe individët kriminalë që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, gazetarëve, KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve nuk duhet toleruar. Po ashtu, nënvizova se zgjedhjet e reja janë të mundshme në përputhje me ligjin dhe parimet demokratike përfshirë pjesëmarrjen e të gjithëve”, tha Osmani.

Më tej, e para e shtetit tha se në takim shprehu edhe përkushtimin e plotë të Kosovës për të vazhduar punën me partnerët e saj për të siguruar sundimin e ligjit në veri të vendit./21Media

Stressed that impunity for criminal groups & individuals who used violence against police, journalists, KFOR, EULEX & citizens should not be tolerated.

Underlined that new elections are possible in accordance with law & democratic principles incl. participation of all. 2/2 pic.twitter.com/OOQjNM6Ppr

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 6, 2023

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →