Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ospina transferohet në Turqi

nga RTV2119 prill 2017

Portieri i Arsenalit David Ospina do të largohet nga Arsenali në fund të këtij sezoni

Kolumbiani Ospina është zgjedhje e dytë në klubin londinez pas Petr Cech, andaj kërkon që të bëhet portier i parë duke kaluar tek klubi turk Fenerbahce me të cilin ka arritur marrëveshje, raporton TalkSport.

28 vjeçari është gati që të largohet nga Londra pasi ka bërë vetëm 2 paraqitje në Premier Ligë gjatë këtij sezoni, dhe destinacionin e ardhshëm e ka gjetur, shkruan rtv21.tv.

Marrëveshja do t’i sigurojë kolumbianit një pagë 40 mijë funte në javë, nëse marrëveshja do të finalizohet në verë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →