Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

OVL UÇK: Deklaratat për provokim janë të papranueshme

nga Venera Grabanica18 korrik 2025
OVL UÇK: Deklaratat për provokim janë të papranueshme

Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Invalidëve dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së kanë reaguar ashpër praninë në vend të ndihmësdrejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Igor Popoviq.

I njëjti është ndaluar sonte  nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe po dërgohet në stacion për procedura të mëtejshme.

OVL UÇK, SHIL dhe SHFD thonë se Popoviq është i njohur për gjuhë fyese dhe urrejtje ndaj UÇK-së dhe luftës sonë çlirimtare.

Tutje në reagim thuhet se kategoritë e dala nga lufta, nuk do të heshtin ndaj fyerjeve që synojnë të fyejnë sakrificën për liri dhe gjakun e dëshmorëve dhe martirëve.

“Ky është mentaliteti i vartësve të Millosheviqit, që sot përfaqësohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ish-ministër i atij regjimi gjenocidal. Çdo tentativë për të provokuar, për të njollosur UÇK-në dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë antikombëtare është e papranueshme dhe duhet ndalur me vendosmëri”, thuhet në reagim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →