Fenerbahçe ka bërë të ditur se ka ndarë rrugën me Mesut Ozil. Ozil, pasi u largua nga Fenerbahce, karrierën do ta vazhdojë sërish në futbollin turk.
Ai është zyrtarizuar nga klubi İstanbul Başakşehir, që po ashtu luan në elitën e futbollit turk.
Başakşehir fillimisht postoi një deklaratë të presidentit të klubit, Goksel Gumusdag që e kishte thënë për Mesut Ozilin në vitin 2018.
“Mesut Özil është një futbollist shumë i mirë dhe i vlefshëm. Shpresoj që një ditë rrugët e Mesut Ozil dhe klubit tonë të kryqëzohen”, ishin fjalët e tij.
Më pas, Başakşehir përmes një postimi në twtitter ka njoftuar për transferimin e Mesut Ozil./21Media
🎶 #KırZincirlerini 🎶
🟠🔵 @M10 pic.twitter.com/20XlJ6vfu8— İstanbul Başakşehir (@ibfk2014) July 13, 2022









