Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Paçarizi letër drejtuar ministres së re të arsimit

nga RTV214 shkurt 2020

“MINISTRE, ÇLIROJI MËSUESIT…”

Profesori universitar, Rrahman Paçarizi i ka drejtuar një letër ministres së sapozgjedhur të arsimit, Hykmete Bajrami. Paçarizi e nisi shkrimin duke ia rikujtuar Bajramit një letër e cila i ishte drejtuar ministrisë së arsimit në vitin 2017.

Paçarizi ndër tjerash ia ka përmendur edhe gjendjen aktuale. I ka kërkuar asaj t’i çlirojë mësimdhënësit.

“Shkolla fillore në Kosovë e ka tashmë damkën e PISA-s. Pararendësi yt nuk i mori këshillat dhe gjendja e PISA-s vetëm sa u përkeqësua. E vërteta është se rezultatet e PISA-s nuk përmirësohen brenda një viti, por reforma e ka një afat fillimi dhe pastaj është e përhershme.”, shkroi ai.

Profesori universitar deklaroi se ajo ka në dispocizion disa organizata joqeveritare, të cilat për arsimin tashmë kanë bërë më shumë sesa vetë institucionet e shtetit.

Hykmete Bajrami sot ka pranuar detyrën e ministres së Arsimit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →