🇽🇰 Kosova
Pacolli: I trishtë lajmi për vdekjen e diplomatit kosovar, Anton Berisha
nga Gentrita Xhemajli2 janar 2025
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se është i trishtë lajmi për vdekjen e diplomatit kosovar Anton Berisha.
Ai i shprehu ngushëllime familjes së tij në Facebook.
“Sapo mora lajmin e trishtuar: paska ndërruar jetë ish-zëvendësministri i MPJ, Anton Berisha.
Ngushëllime me te sinqerta familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar Pacolli. /21Media











