Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pacolli kërkon që në Kosovë të shpallet ditë zie

nga Venera Grabanica23 mars 2022

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli reagoi pas vdekjes së ish-sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright.
Në një postim në Facebook, Pacolli tha se Albright do të mbetet përjetësisht në historinë e shqiptarëve si heroinë.
Pascolli tutje shtoi se Kosova duhet të shpallë ditë zie, në respekt të zonjës së madhe Albright.
“Lamtumirë zonja e madhe Madeleine Albright. Gruaja e parë në historinë e SHBA që ishte në krye të diplomacisë, do të ngelet përjetësisht në historinë e shqiptarëve si heroinë. Ajo pati kurajën që me vendosmëri ta udhëheqë botën e lirë, për ndalimin e gjenocidit ndaj popullit tonë, çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit. Kosova duhet të shpallë ditë zie, në respekt të zonjës së madhe Albright. Faleminderit zonja sekretare. Shpirti yt u prehtë në parajsë”, ka shkruar ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →