Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pacolli: Kosova qëndron fuqishëm në krah të ShBA-së në luftën kundër ISIS-it

nga B.K6 shkurt 2019

Pacolli mori pjesë në hapje të punimeve të ministerialit të shteteve anëtare të Koalicionit Global kundër ISIS-it

Republika e Kosovës qëndron fuqishëm në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër ISIS-it, e cila i ka shkaktuar dëme edhe vendit tonë.

Kështu ka vlerësuar Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, në  hapje të punimeve të ministerialit të shteteve anëtare të Koalicionit Global kundër ISIS-it, i cili po mbahet në Uashington D.C.

“Në  Uashington D.C. me ftesë të Sekretarit, Pompeo, po marr pjesë në takimin e ministrave të Koalicionit kundër ISIS-it. Republika e Kosovës qëndron fuqishëm në krah të SHBA-së në luftën kundër kësaj organizate terroriste, e cila i ka shkaktuar dëme edhe vendit tonë ”, ka thënë ministri i jashtëm, Pacolli.

Pacolli do t’i adresohet ministrave të pranishëm edhe me një fjalim, ndërkohë që me një fjalim pjesëmarrësve do t’i adresohet edhe Presidenti i Shteteve të  Bashkuara, Donald Trump.

Pacolli po merr pjesë në këtë takim me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →