🇽🇰 Kosova
Pacolli: Për opozitën kurrgjë nuk janë temperaturat e larta çka është rritja e besimit të qytetarëve ndaj Kurtit
nga R25 korrik 2023
Deputetja nga radhët e LVV-së, Fitore Pacolli, ka komentuar matjet të besimit të qytetarëve ndaj udhëheqësve të publikuauar nga Pulsi Publik, duke thënë se “për opozitën kurrgjë nuk janë temperaturat e larta çka është rritja e besimit të qytetarëve ndaj kryeministrit Kurti”.
“Anketa e Pulsit Publik 2023 shënon rritje rekorde të besimit të qytetarëve në Qeverinë e Kosovës prej 56% dhe besimin në kryeministrin Kurti në 51.5%”, shkroi Pacolli në Facebook.
“Rekomandohet që opozita ta pezulloj kërkesën për zgjedhje të reja për një kohë të pacaktuar”, shtoi ajo. /21Media











