RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Pacolli: Po investojmë 800 mijë euro në Gjilan

nga Kaltrina Berila4 gusht 2018

Nënshkruhet memorandumit për vazhdimin e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit Mirusha

Sot në Gjilan është nënshkruar memorandum-bashkëpunimi ndërmjet ushtruesin e detyrës të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Siç njofton MPJ, të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës dhe ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, deputetët Islam Pacolli e Valentina Bunjaku.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit për vazhdimin e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit Mirusha në Gjilan, Pacolli në emër të Qeverisë së Kosovës deklaroi se në Gjilan po investojnë 800 mijë euro për realizimin e këtij projekti dhe se shumë shpejtë do të fillojmë së realizuari edhe projekte tjera në fushën e mjedisit dhe fushave tjera në Anomoravë.

“Gjilani me vite ka qenë i anashkaluar nga qeveria qendrore por më nuk do të anashkalohet sepse qytetarët gjilanas meritojnë investime në ngritjen e standartit jetësor”, deklaroi Pacolli.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri falënderoi Pacollin dhe Matoshi për përkrahjen dhënë Gjilanit duke deklaruar se ky projekt do të zgjidhë një nga problemet me të mëdha që ka sot Gjilani.

Matoshi deklaroi se ky projekt do të përfundojë brenda dy viteve dhe krahas këtij projekti do të punojmë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Gjilan, në rehabilitimin e digave, menaxhimin e duhur të mbeturinave etj./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →