Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pacolli tregon pse nuk mori pjesë në inaugurimin e Bidenit

nga Venera Grabanica22 janar 2021

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli në “ArgumentPlus” në RTV21, tregoi aryset pse nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan, Joe Biden.

“Është pothuajse një traditë që nga presidenti Clinton e dy inaugurimet e presidentit Obama, në inaugurimin e presidentit Bush, tani edhe të presidentit Trump, ka pasu ftesa edhe për inaugurimin e presidentit Biden. Nuk munda të shkoj për arsye se edhe kjo situata elektorale në Kosovë por edhe pandemia edhe pak insistenca e familjes sime, shoqes sime”, deklaroi Pacolli.

Në fillim të muajit janar, Pacolli së bashku me bashkëshorten e tij kishin pranuar ftesë për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →