Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

“Pafajësia e Ëmblës është më e madhe se arroganca juaj”

nga Xh.D3 shkurt 2022

Ëmbla, vajza me sindromën Down me të cilën nuk deshi askush të mësojë në bankat shkollore, ka prekur zemrat e të gjithëve.
Artistët përmes Instagramit kanë reaguar duke thënë se është situatë shumë e rëndë.
“S’kom fjalë! Për këtë shkollë, mësuesit dhe prindërit, heartbreaking!” ka shkruar Dafina në Instagram.

Edhe Big Mama është shprehur tejet e prekur nga ky rast!
“Ju prindër që keni nënshkruar peticionin, a e dini se vuani nga sindromi “Shpirt i zi”, ka shkruar artistja.

Vjolla Selimi po ashtu u shpreh se pafajësia e Ëmblës është më e madhe se arroganca e të tjerëve.
“Nëse tallesh me një fëmijë që është ndryshe nga të tjerët, një ditë ajo do të qesh me ty sepse pafajësia e saj është më e madhe se arroganca jote..! Veç një kromozom e kemi ndryshe asgjë më shumë”, u shpreh Selimi.

Edhe përkundër përpjekjeve të prindërve të saj që ta vazhdojë mësimin me moshatarët, Ëmbla përfundoi e vetme në një klasë të veçantë, kjo për shkak të ultimatumit që prindërit e nxënësve të tjerë i vunë drejtorisë së shkollës./21Media

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →