Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Pagesat e karburantit të BE-së për Rusinë peshojnë më shumë se ndihma ushtarake për Ukrainën

nga Egzona Mehmeti6 prill 2022

Bashkimi Evropian ka shpenzuar 35 miliardë euro (29 miliardë £) për karburantin rus që nga fillimi i luftës, krahasuar me një shpenzim prej vetëm 1 miliard eurosh për Ukrainën në armë, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Ne duhet t’i ndihmojmë të mbrohen… Ne i kemi dhënë Ukrainës 1 miliardë euro. Mund të duket shumë, por 1 miliardë euro është ajo që ne i paguajmë Putinit çdo ditë për energjinë që na jep”, i tha ai Parlamentit Evropian.

Vërejtjet e tij erdhën pasi ambasadorët e BE-së takohen për të shqyrtuar një raund të pestë sanksionesh kundër Moskës – duke përfshirë ndalimin e importeve të qymyrit rus.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh se BE-ja po “punon” për masa shtesë duke përfshirë kufizimet në importet e naftës./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →