Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Pak shenja përparimi në bisedimet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

nga E.Bullaku27 maj 2022

Bisedimet që synonin tejkalimin e kundërshtimeve të Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO janë ndërprerë pa asnjë shenjë përparimi.
Një zyrtar i lartë turk tha se bisedimet midis vendeve patën pak përparim dhe i tha agjencisë së lajmeve Reuters se nuk është një proces i lehtë. Negociatat do të vazhdojnë, por nuk është caktuar një datë për to, shtoi burimi.
Të 30 anëtarët e NATO-s, përfshirë Turqinë, duhet të miratojnë aplikimet nga Suedia dhe Finlanda për t’u bashkuar me aleancën perëndimore të sigurisë, përcjell rtv21.tv
Por Turqia i ka sfiduar pasi akuzoi të dy vendet se strehojnë persona të lidhur me terroristët kurdë, një pretendim i mohuar nga Suedia dhe Finlanda.
Disa analistë e shohin qëndrimin e Turqisë si një përpjekje për të fituar lëshime nga anëtarët e tjerë të NATO-s./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →