Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pamje nga bastisja e shtëpisë së Hajredin Kuçit

nga Gentrita Xhemajli5 dhjetor 2024
Pamje nga bastisja e shtëpisë së Hajredin Kuçit

Në aksionin e sotëm të Gjykatës Speciale është bastisur edhe shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Rtv21 ka siguruar foto ndërsa forcat policore po qëndrojnë në rrugën që të dërgon tek shtëpia e Kuçit.

Specialja gjatë ditës së sotme ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe vëllain e Fahri dhe Bahri Fazliut, Fadilin.

Në një njoftim për media, Specialja ka thënë se këto veprime po ndërmerren për dyshimet se është kryer vepra penale “pengimi i drejtësisë”. /21Media

Për më shumë informacione ndiqeni videon më poshtë:

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →