Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pamje një ditë pas zjarrit në Emshir

nga Kaltrina Berila27 qershor 2025
Pamje një ditë pas zjarrit në Emshir

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ekipet emergjente të Kryeqytetit janë në terren dhe po vazhdojnë punën në vendin ku mbrëmë një zjarr përfshiu një objekt banesor në lagjen Kalabria, në rrugën “Ali Vitia”.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, së bashku me ekipin e tij, kanë bërë inspektimin e zonës së prekur, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit janë duke u zhvilluar nga Policia dhe inspektori i hetimeve të zjarrit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve është duke kryer pastrimin dhe largimin e mbetjeve të shkaktuara nga zjarri, pasi për shkak të erërave të forta, copëza të djegura nga kulmi po bien poshtë, duke rrezikuar zonën përreth.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen në afërsi të objektit derisa të përfundojnë punimet dhe të eliminohen të gjitha rreziqet.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →