📈 Ekonomi
Panairi në mbështetje të grave në Agrobiznes mbahet më 9 dhe 10 Mars
nga Miranda Beqaj8 mars 2022
Sot në emisionin ”Bon Bon”, që transmetohet në RTV21, kanë qenë të ftuara Danijela Çoça dhe Havushe Bunjaku të cilat kanë folur për mbështetjen e grave në Agrobiznes.
Danijela Çoça, zyrtare në ”ECOSWOMEN”, ka folur për mbështetjen që ky panair ka.
Ndërsa, Havushe Bunjaku, e cila tashmë e drejton biznesin e vet, ka theksuar se është mirë që të blihen ato produkte të agrobiznesit(produkte vendore), sepse me ato mjete fuqizohen gratë.
Panairi në Agrobiznes mbahet më 9 dhe 10 Mars, në Sheshin ”Zahir Pajaziti”, në Prishtinë./21Media









