Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Papa Françesku bën thirrje për paqe në Jemen e Siri

nga RTV2125 dhjetor 2018

Ai tha se e vetmja dëshirë e tij është për vëllazëri

Papa Françesku në mesazhin e tij të pestë të Krishtlindjes ka bërë thirrje për paqe në zonat e konfliktit, përfshirë Jemenin dhe Sirinë. Të dyja vendet që janë goditur nga lufta civile prej vitesh, ka ndikuar në krizën humanitare.

“Dëshira ime për Krishtlindje të lumtur është dëshirë për vëllazëri. Miqësi në mes individëve të çdo kombi dhe të kulture. Mendimet e mia janë me Jemenin, me shpresën se armëpushimi i ndërmjetësuar nga bashkësia ndërkombëtare mund të sjellë lehtësim për të gjithë ata fëmijë dhe njerëz të lodhur nga lufta dhe uria”, tha ai nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit.

Papa shtoi se shpresonte që bashkësia ndërkombëtare do të “punonte me vendosmëri për një zgjidhje politike” në Siri, vend ky që po i afrohet vitit të tetë të luftës civile.

“Kështu që populli sirian, veçanërisht të gjithë ata që u detyruan të largoheshin nga tokat e tyre dhe të kërkonin strehim diku tjetër, mund të kthehen për të jetuar në paqe në vendin e tyre”, shtoi ai.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →