Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Papa Françesku vazhdoi të thyejë tabutë – shfaqet në talk show

nga RTV217 shkurt 2022

Papa Françesku ka thyer një tjetër tabu, që kur u zgjodh kryetar i Kishës Katolike Romake nëntë vjet më parë – ai ishte i ftuar sonte për herë të parë në një emision televiziv.
Në emisionin e njohur të televizionit shtetëror italian RAI, që transmetohet të dielave në mbrëmje, Papa ka folur për preferencat e tij personale, por edhe për çështje si kriza e emigrantëve dhe tensionet rreth Ukrainës.
Papa iu përgjigj pyetjeve të drejtuesve të studios së Milanos përmes Vatikanit përmes një lidhjeje video.
Papa Françesku ka dhënë shpesh intervista për mediat italiane dhe të huaja që kur u zgjodh në krye të Kishës Katolike në vitin 2013, por kjo është hera e parë që ai u përgjigjet pyetjeve në një emision që ndiqet rregullisht nga miliona shikues.
I pyetur për vizitën e tij të fundit në një dyqan diskografik në Romë, Papa tha se e adhuron muzikën klasike, por edhe tangon, si shumë argjentinas që vijnë nga Buenos Aires.
“Ata që nuk kërcejnë tango nuk janë nga Buenos Aires”, tha Papa.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ndihet i vetmuar apo ka miq, ai tha se “ka miq, se janë të paktë, por të vërtetë”.
Françesku zakonisht i përfundon deklaratat publike me fjalët “mos harroni të luteni për mua”.
Në fund të intervistës së sontme, ai kërkoi nga ata që nuk falen që të paktën “t’i dërgojnë mendime të mira”, sepse ai ka nevojë për afrim me njerëzit./E.D.-21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →