Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Papunësia e qëndrueshme në Eurozonë

nga RTV213 korrik 2017

Niveli i papunësisë në eurozonë zbriti në shtator 2016

Niveli i papunësisë në eurozonë ka mbetur stabël në maj, në 9,3 për qind, niveli më i ulët që prej marsit 2009, njoftoi sot Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat.

Kjo shifër, e ngjashme me muajin prill, konfirmon parashikimet e analistëve të pyetur nga ofruesi i shërbimeve financiare “Factset”, që parashikonin gjithashtu një rënie në 9,3 për qind.

Niveli i papunësisë në eurozonë zbriti në shtator 2016 nën nivelin simbolik të 10 për qind dhe që prej asaj kohe vazhdon të bjerë.

Megjithatë, kjo rënie konstante, fsheh pabarazi mes 19 vendeve që kanë përshtatur monedhën unike.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →