Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përmendet Bajram Qerkini që vdiq pa e gjetur djalin

nga Venera Grabanica8 prill 2025
Para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përmendet Bajram Qerkini që vdiq pa e gjetur djalin

Shefja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, në fillim të fjalimit të saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, e ka përmendur vdekjen e Bajram Qerkninit, udhëheqësit të Shoqatës “Zëri i Prindërve”.

Qerkini ishte i angazhuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ku në mesin e personave të zhdukur ishte edhe djali i tij, Reshati. Qerkini vdiq pa e gjetur djalin e tij.

“Në këtë kontekst dua të përkujtoj vdekjen e z.Bajram Qerkini, babai i një djali të zhdukur me forcë, që i ka kushtuar dekada jete avokimit për të drejtën për të ditur, përpjekjet e të cilit kanë prekur shumë komunitetet e etni dhe kanë qenë mishrimi i humanizmit të gjithëve që janë prekur. Trashëgimia e tij vazhdon të udhëtojë rrugën në këtë drejtim dhe UNMIK mbetet i përkushjtuar Qendrën e Resurseve për personat e pagjetur dhe për të gjithë familjarët që ende kërkojnë përgjigje”, ka deklaruar Ziadeh.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →