Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Para të falsifikuara në Kosovë

nga Kaltrina Berila29 shkurt 2020

Për një ditë raportohen 300 euro të falsifikuara

Tri raste “falsifikimi i parasë” janë raportuar vetëm dje në Kosovë.

Rastet janë të ndara një në Klinë, një në Prizren dhe një në Fushë Kosovë.

Dje në fshatin Pograxhë të Klinës një punëtor i një pompe të derivateve, ka raportuar se një i person i panjohur ka bërë pagesën e shërbimit me një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar, shkruan 21Media.

Si në Klinë ashtu edhe në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës kartëmonedha false në vlerë prej 100 euro ka arritur nga një person i panjohur që ka bërë pagesë në një pompë derivatesh.

Po ashtu një kartmonedhë prej 100 eurosh e cila ka rezultuar të jetë e falsifikuar është raportuar nga një  zyrtar i bankës në Prizren. Viktima ka informuar se një klient mashkull kosovar gjatë deponimit të parave, ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro të falsifikuar.

Sipas policisë të gjitha monedhat e dyshuara janë konfiskuar./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →