💼 Biznes
Paralajmërohet dimër sfidues për bizneset, kërkohet ndërhyrja e qeverisë
nga B G23 gusht 2022
Kriza me energjinë elektrike do të jetë sfiduese jo vetëm për qytetarët por edhe për bizneset. Kështu paralajmëroi ekonomisti. Afrim Loku në programin “Për ditë të mbarë” në RTV21.
“Bizneset do të kenë telashe bukur sfiduese, dhe nëse nuk do të mbërrijmë të iu ndihmojmë bizneseve, atëherë do të jetë telashe. Ndërtimi i një harte nga ana e qeverisë apo edhe ministrive në bashkëpunim me Odën ekonomike për me pa prioritetet se cilat bizneset duhet të ndihmohen”, tha Loku.
Ai shtoi se e gjithë kjo nuk kërkon bashkëpunim ndërkombëtar por një koordinim kombëtar./21Media









