Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

Paralajmërohet fluturimi më i gjatë në histori

nga Kaltrina Berila9 maj 2023
Paralajmërohet fluturimi më i gjatë në histori

Një fluturim nga Aeroporti i Sydneyt të Australisë drejt Londrës në Britaninë e Madhe, po synon të thyejë rekord për fluturimin më të gjatë në botë. Ky relacion pritet të zgjasë afro 24 orë, ndërsa po konsiderohet si më i gjati në histori.

Distanca ajrore mes dy vendeve llogaritet të jetë mbi 16 mijë kilometra, e fluturimi pritet të kryhet gjatë 2025-s.

Fluturimi do të bëhet nga avioni Airbus A350-100, me kapacitet për të transportuar afro 400 pasagjerë.

Projekti i quajtur Project Sunrise, ka kryer një numër testimesh, ndërsa kanë ngelur të kryhen edhe disa të tjera.

Rekordin botëror e mban fluturimi i kompanisë ajrore Air Tahiti, që kishte nisur një avion në 2020-n nga Aeroporti Ndërkombëtar i Faa’a, zonë franceze në Oqeanin Paqësor, drejt Parisit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →