Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Parandalohet kontrabanda me mallra nga Serbia në vlerë mbi 10 mijë euro

nga Venera Grabanica21 mars 2024
Parandalohet kontrabanda me mallra nga Serbia në vlerë mbi 10 mijë euro

Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Më datë 20.03.2024, në rrugën Preshevë-Gjilan, njësitet e lartcekura të TASK-FORC-ës, kanë tentuar ta ndalojnë veturën me targa të Serbisë. Drejtuesi i automjetit nuk ka zbatuar urdhrat për ndalje dhe ka tentuar të kthehet në drejtim të Serbisë. Në dalje të fshatit Pasjan, kanë arrit të ndalojnë automjetin e dyshuar me drejtues Q.H., dhe pasagjer Y.Sh., që të dy nga Presheva”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit të automjetit, është vërejtur se në veturë ishin të ngarkuara disa thasë me nxehëse të ndryshme për bojlerë dhe shporet elektrik 934 copë, mall me origjinë nga Serbia, me vlerën e tregut mbi 10 mijë euro.

“Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit drejtuesi i automjetit ndalohet për 48 orë, malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe  dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →