Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Parashikimi i motit gjatë fundjavës

nga Kaltrina Berila23 gusht 2024
Parashikimi i motit gjatë fundjavës

Gjatë fundjavës në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat do të shkojnë deri në 34 gradë Celsius.

“Të shtunen parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

Po ashtu të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjajshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 15-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s.

IHMK ka njoftuar se indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →