Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Parashikimi i motit në bregdetin shqiptar

nga Kaltrina Berila19 gusht 2025
Parashikimi i motit në bregdetin shqiptar

Deri në orët e mesditës Shqipëria parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme parashikohet të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të lehta të vranësirave.

Pritet që vranësirat në pjesën e dytë të ditës të bëhen më të shpeshta, ku më të fokusuara ato do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë duke sjellë zhvillim të përkohshëm të tyre si edhe rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë deri në 36°C vlera më e lartë në Berat.

Era do të fryjë e lehtë, por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verior; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →