Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Parashikimi i motit në Kosovë

nga Egzona Mehmeti10 gusht 2020

Këtë javë në vendin tonë moti do të jetë i ndryshueshëm. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo javë do të karakterizohet me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.

Sipas parashikimeve, vranësirat herë-herë, pasdite do të shoqërohen me reshje lokale shiu. Reshjet përgjithësisht në gjithë territorin do të jenë shumë më të ulëta se reshjet e fundit të javës që po e lëmë.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës, parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, prandaj këshillat e IKSHP janë në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimet veriperëndim dhe juglindjeje me shpejtësi 1-9m/s.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →