Java që po vjen pritet të jetë me temperatura më të ulëta dhe reshje shiu dhe bore.
Më shumë reshje bore pritet të ketë në viset malore.
Ndryshimi i motit, me më shumë qarkullim ajror, sjell deri tek një përmirësim të cilësisë së ajrit. Indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes vlerat e çastit mund të kalojnë në të dobëta dhe shumë të dobëta.
9.01 – Intervale me diell në mëngjes. Ditën vransirat shtohen, e në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.
10.01 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe nga mesdita reshje lokale të dobëta shiu.
11.01 – Kryesisht vranët. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu, apo të përziera edhe me borë orëve të mëngjesit.
12.01 – Kryesisht me vransira. Në mbrëmje reshje të dobëta shiu, që më vonë edhe shndërrohen në borë.
13.01 – Kryesisht me vransira.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -1 gradë e 3 gradë Celsius, e ato maksimale zbresin përreth vlerave mesatare, nga 8, të hënën, deri në 4 e 5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga juglindja 6-16m/s, e të martën ndryshon drejtimin nga verilindja.
Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë deri ditën e martë, më pas luhatet përreth dhe mbi vlera normale./21Media











