Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Parashikimi i motit për fundjavë

nga Kaltrina Berila6 dhjetor 2024
Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende do të ketë shi dhe fjolla bore.

Të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët me reshje të herëpashershme të shiut dhe fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

Ndërsa, të dielën Moti do të jetë kryesisht i vranët. Në ultësira, pritet të ketë mjegull, ndërsa në viset malore do të shfaqen ngrica të lehta. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në +1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 6 deri në 9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →