Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Parashkimi i motit

nga B G18 qershor 2022

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive. Reshje të intensitetit mesatar parashihen të shtrihen për gjatë relievit malor, kryesisht në perëndim dhe jugperëndim të vendit, deri sa në viset me lartësi të ulëta dhe mesatare do të ketë më pak reshje.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Gjatë vikendit parashihet të mbajë moti i qëndrueshëm dhe me intervale të gjata me diell./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →