Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Parlamenti britanik sot voton për Brexit

nga Venera Grabanica15 janar 2019

May u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve ta mbështesin marrëveshjen e saj

Deputetët britanikë përgatiten të votojnë sot për ta miratuar ose jo marrëveshjen e Theresa Mayt për shkëputjen nga Bashkimi Evropian.

Vota më domethënëse ndonjëherë pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës, pas përfundimit të një debati gati 5-ditor mbi “Brexit”-in.

May u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve ta mbështesin marrëveshjen e saj, në të kundërt rrezikojnë “të zhgënjejnë popullin britanik”.

Por, duke qenë se shumë prej deputetëve të saj pritet t’u bashkohen partive opozitare për të votuar kundër marrëveshjes, pritet gjerësisht që ajo të dalë e humbur në këtë votim.

Deputetët do të mund të sugjerojnë edhe amendamentet që mund ta përmirësojnë marrëveshjen, përpara se votimi të nisë rreth orës 19:00 (20:00 me tonën).

Kryeministrja iu adresua deputetëve të Parlamentit pasditen e së hënës, në përpjekjen e fundit të saj për të siguruar mbështetje për marrëveshjen, e cila përfshin qoftë akordin e tërheqjes me kushtet e përcaktuara mes Britanisë dhe BE-së, sikurse edhe një deklaratë politike për marrëdhëniet e ardhshme.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →