Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Parlamenti Evropian: S’pati zgjedhje të drejta në Serbi, të hetohen parregullsitë

nga Venera Grabanica8 shkurt 2024
Parlamenti Evropian: S’pati zgjedhje të drejta në Serbi, të hetohen parregullsitë

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar një rezolutë që kërkon hetim të pavarur ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të dhjetorit në Serbi, me fokus të veçantë në zgjedhjet e Beogradit.

Për rezolutën votuan 461 eurodeputetë, kundër 53 deputetë dhe 43 abstenuan.

Në rezolutë është thënë që të pezullohen ndihmat financiare të Bashkimit Evropian për Serbinë në rast se hetimi gjen se autoritetet serbe kanë qenë të përfshira në mashtrimin me vota.

Zgjedhjet në Serbi i fitoi me shumicë votash partia e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →