Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Parlamenti rus do të mblidhet për të diskutuar situatën në Zaporizhzhia

nga Xh.D22 gusht 2022

Parlamenti i Rusisë do të mblidhet të enjten për të diskutuar bllokimin rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia.
Objekti më i madh bërthamor i Evropës ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi, me Ukrainën dhe Rusinë që akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimin e uzinës.
Kievi ka akuzuar Rusinë për “terrorizëm bërthamor” dhe për kthimin e vendit në një bazë ushtarake.
Në një njoftim zyrtar, Duma ka thënë se deputetët do të mblidhen për të diskutuar “kërcënimin ndaj sigurisë së centralit bërthamor të Zaporizhzhia”.
Kryetari i asamblesë, Vyaçesllav Volodin, i tha medias shtetërore se një deklaratë do të lëshohet pas takimit drejtuar OKB-së dhe organeve të tjera ndërkombëtare.
Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin ra dakord të lejojë inspektorët nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, të vizitojnë vendin./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →