RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Partia Ekologjike thërret qytetarët t’a ruajnë mjedisin për 1 Maj

nga RTV2130 prill 2017

Partia Ekologjike e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë rregullin dhe mirësjelljen e qytetarit

Partia Ekologjike e Kosovës, apelon te të gjithë qytetarët që gjatë shëtitjeve për festën e 1 Majit, në parkun e Gërmisë, Brezovicë, Prevallë, Rugovë e gjetiu, të sillen mirë dhe ta respektojnë kodin e mirësjelljes në mjedisin tonë.

Përmes një komunikate për media, Partia Ekologjike e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve ndër tjerash që të mbajnë rregullin dhe mirësjelljen e qytetarit të emancipuar ashtu siç i takon këtij populli me një kulturë dhe qytetërim shekullor.

“Është mirë ta dimë ne dhe gjeneratat tona të ardhshme se natyra shpeshherë dinë ta na hakmerret, durimi ka kufi, andaj na paraqiten vërshime, thatësira të llojllojshme si dhe ndryshime të mëdha klimaterike në  Planetit Tokë”, thuhet në komunikatë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →