Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Partneri i Rihanna-s rrezikon 9 vjet burgim

nga Kaltrina Berila21 nëntor 2023
Partneri i Rihanna-s rrezikon 9 vjet burgim

Një video e reperit ASAP Rocky duke qëlluar me armë një ish-shok të fëmijërisë tashmë është bërë virale.

Reperi do të duhet të dalë në gjyq me akuzën se ka qëlluar me pistoletë një ish-mik.

Thuhet se ASAP Rocky ka drejtuar dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të shokut të tij Terell Ephron dy vjet më parë, duke shkaktuar lëndime të lehta, megjithatë ai është deklaruar i pafajshëm.

Derisa, ASAP Rocky po përballet me dy akuza për sulm me armë zjarri, ai mund të marrë deri në nëntë vjet burg nëse shpallet fajtor.

Ish-miku i tij, Terell Ephron, ishte pjesë e kolektivit hip-hop A$AP Mob dhe ata janë njohur në një shkollë të mesme në Nju Jork.

Një video e asaj që ndodhi më pas është publikuar tashmë në rrjetet sociale. Videoja është filmuar në CCTV në të cilën shihet Rocky duke gjuajtur me armë.

Ndërsa ekipi ligjor i ASAP Rocky mohon se është ai në video./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →