Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Pas 6 vjetësh natyra befason Jeruzalemin

nga Kaltrina Berila18 shkurt 2021

Banorët e Jeruzalemit u zgjuan të enjten në një batanije me borë që mbuloi qytetin, për herë të parë pas gjashtë vjetësh. Bora filloi të binte në kryeqytetin izraelit të mërkurën pasdite, duke arritur 7 deri në 10 centimetra brenda natës, transmeton rtv21.tv.

Për shkak të motit, hapjet e shkollës së Jeruzalemit u vonuan, mësimi filloi në orën 9 të mëngjesit. Disa rrugë u bllokuan gjatë natës së mërkurë dhe u rihapën të enjten në mëngjes. Hekurudha gjithashtu ndaloi shërbimin për shkak të borës, por rifilloi punën në mëngjes, së bashku me mjetet e tjera të transportit publik të Jeruzalemit.

Vendasit në qytet që dolën për të shijuar motin e pazakontë u bashkuan me të tjerë nga qytetet fqinje si Tel Aviv të cilët nuk donin ta humbnin këtë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →