Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Pas albumit, Tayna publikon një mini-dokumentar

nga Venera Grabanica28 prill 2023
Pas albumit, Tayna publikon një mini-dokumentar

Rap-artistja nga Prizreni, Tayna, së fundmi ka publikuar albumin e ri të titulluar “Bipolar”.

Pas këtij albumi, Tayna ka vendosur që për adhuruesit e muzikës së saj të sjell edhe nje mini-dokumentar.

Në një video të publikuar në Instagram, Tayna flet shumë gjëra, teksa edhe si inspirohet në projekte.

“Paqja është pasuria më e vlefshme që e kam. Kur kam paqe brenda mund të bëj gjithçka. Paqja është fuqia e vërtetë sipas meje e duke e pasur ne artistët një jetë intensive, të shpejtë e të rrethuar me njerëz gjithmonë e ne duhet me gjet balancën e saj, anën e kundërt”, thuhet ndër tjera në rrëfimin e Taynës.

View this post on Instagram

A post shared by Tayna (@tayna)

Kujtojmë se, pjesë e albumit të ri të Taynes janë disa këngë solo e mes tyre edhe bashkëpunime me emra të njohur të estradës.

Në këtë album e gjeni edhe bashkëpunimin me artistin e njohur, Buta, ky duet titullohet “Mashallah”.

Pjesa më e madhe e këngëve të albumit janë publikuar më parë, Tayna ka sjellur edhe dy këngë të reja “Nese” dhe “Milly”./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →