Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pas aplikimi, Gërvalla optimiste se Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës

nga Kaltrina Berila12 maj 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Ajo bëri njoftimin përmes një video- mesazhi në rrjetet sociale.
“Sapo dolëm nga takimi me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të KE dhe në emër të Kosovës propozuam kërkesën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës. Sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, asamblesë parlamentare dhe në fund edhe të Këshillit Ministror”, tha ndër tjerash Gërvalla.
Tutje ministrja u shpreh e bindur se Kosova do të pranohet në këtë Këshill.
Kosova është vendi më demokratik në rajon, më pro-evropian më optimist në rajon prandaj Kosova e meriton të jetë pjesë e Këshillit të Evropës. Dhe kjo procedurë do të përfundojë më anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshill të Evropës dhe me këtë të forcim të të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe qasje të tyre në instanca evropiane”, tha Gërvalla.
Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër ndërqeveritare në Evropë që për qëllim kryesor ka sigurimin e bashkëpunimit dhe unitetit ndërmjet anëtarëve të saj në lëminë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →