🇽🇰 Kosova
Pas dështimit të seancës konstituive – Presidentja ende s’ka pranuar letër nga Kuvendi
nga Kaltrina Berila15 prill 2025
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, pasi deputetët nuk e kanë votuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.
Kryesuesi i seancës tha se do t’i drejtohen presidentes, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje.
Megjithatë, këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina tha për rtv21.tv se ende nuk kanë marrë asnjë letër nga Kuvendi.
“Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi. Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, ka thënë Kupina./21Media











