RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pas kërkesës për bashkëpunim me qytetarët, policia arreston 21-vjeçarin

nga Kaltrina Berila31 tetor 2024
Pas kërkesës për bashkëpunim me qytetarët, policia arreston 21-vjeçarin

Pas kërkesës për bashkëpunim me qytetarët, policia ka arrestuar 21-vjeçarin Fisnik Qenaj në Gjakovë, i cili ishte i përfshirë në një rast të “lëndimit të rëndë trupor”.

Policia ka bërë të ditur se kërkesën për bashkëpunim me qytetarët e ka lëshuar më 15 gusht të këtij viti.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se personi i dyshuar, F. Q. nga Prizreni, i lindur më 22 mars 2003, dhe i cili ishte i përfshirë në një rast të “lëndimit të rëndë trupor” të raportuar më herët në Stacionin Policor në Gjakovë, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shteti është ndalur në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kushdo që e sheh këtë person le ta lajmërojë Policinë

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →