Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pas marrëveshjes për CEFTA reagon UNMIK

nga Venera Grabanica9 tetor 2024
Pas marrëveshjes për CEFTA reagon UNMIK

Kosova ishte bërë pjesë e CEFTA në vitin 2006, akoma pa u shpallur pavarësia e Kosovës. Kështu në emër të Kosovës kishte nënshkruar UNMIK’u. Sot është marrë vendimi se Kosova do të përfaqësohet pa UNMK’un.

Pas kësaj marrëveshje për CEFTA ka reaguar UNMIK-u.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, merr parasysh një marrëveshje të arritur më herët sot mes palëve të CEFTA-s, përfshirë UNMIK-un, për miratimin e një vendimi për ndryshimin e Komitetit të Përbashkët të Rregullores së Punës. UNMIK-u ka luajtur vazhdimisht një rol të rëndësishëm në lehtësimin dhe mundësimin e bashkëpunimit në CEFTA, duke mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur sot. Ky vendim hapi rrugën për miratimin e marrëveshjeve novator në dobi dhe prosperitet ekonomik të njerëzve në rajon”, thuhet në njoftimin e UNMIK-ut./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →